Guteresh: Lufta në Iran mund të dalë jashtë kontrollit
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, sot paralajmëroi për një eskalim ushtarak që po përhapet në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit Persik, i cili mund të dalë "jashtë çdo kontrolli".
- Post By Qefsere Abduli
- 20:50, 6 mars, 2026
Nju Jork, 6 mars 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, sot paralajmëroi për një eskalim ushtarak që po përhapet në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit Persik, i cili mund të dalë "jashtë çdo kontrolli".
"Sulmet e paligjshme në Lindjen e Mesme dhe më gjerë shkaktojnë vuajtje të mëdha dhe dëm tek civilët në gjithë rajonin dhe përbëjnë një rrezik serioz për ekonominë globale, veçanërisht për më të pambrojturit", tha Guteresh në njoftim.
Duke theksuar se "situata mund të dalë jashtë kontrollit", ai bëri thirrje të gjitha palëve që "të ndalojnë luftimet dhe të angazhohen në bisedime diplomatike serioze", shtoi ai.
Zëdhënësi i Gutereshit, Stefan Duzharik, në një konferencë për shtyp deklaroi se sekretari i përgjithshëm do të vazhdojë kontaktet me palët përkatëse "për të nxitur rifillimin e bisedimeve serioze".
Në pyetjen se sa mund të përkeqësohet situata, Duzharik u përgjigj: "Nuk nevojitet shumë imagjinatë për të parë sa mund të përkeqësohet kjo situatë, qoftë si kërcënim për unitetin e shteteve anëtare, për vuajtjet e mëtejshme të civilëve, apo për përkeqësimin e gjendjes rreth ngushticës Hormuz".
Ai, gjithashtu, vuri në dukje ndikimin e mundshëm mbi furnizimin me energji, duke thënë se pasojat do të ndihen globalisht. “Ne tashmë po shohim rritjen e çmimeve të naftës dhe ndikimin që do të ketë varësia jonë e vazhdueshme nga karburantet fosile”, theksoi Duzharik. qa/
Foto: EPA