• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gumbonzvanda për MIA-n: Fokusi duhet të vihet në arsimin, fuqizimin ekonomik të grave dhe luftën kundër dhunës ndaj tyre

Gumbonzvanda për MIA-n: Fokusi duhet të vihet në arsimin, fuqizimin ekonomik të grave dhe luftën kundër dhunës ndaj tyre

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Arsimi, fuqizimi ekonomik i grave dhe lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave janë mes çështjeve më të rëndësishme ku në të ardhmen duhet të fokusohen institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, thotë në intervistën për MIA-n, Njaradzai Gumbonzvanda, zëvendësdrejtore ekzekutive për mbështetje normative të KB-së, koordinim sistematik dhe rezultate programore për UN Women.

"Në të ardhmen do ju këshilloja për katër probleme. E dini se roli i KB-së është t'i mbështesim shtetet anëtare, të punojmë me bashkësitë, ndërsa gjatë mandatit tonë të punojmë për të promovuar barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe të drejtat e tyre. Nga sa kam dëgjuar, më e rëndësishme është të fokusoheni në problemet e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Gratë duhet të jenë të sigurta në jetën e tyre të përditshme private dhe publike dhe të kenë qasje në mbështetje, mbrojtje dhe vende të sigurta. Ky është grupi i parë i problemeve që janë shumë evidente", ka thënë Gumbonzvanda.

Së dyti, ka thënë ajo, fokusi duhet të vihet në fuqizimin ekonomik dhe edukimin e grave.

"Në ekonominë, vendet e punës, të ardhurat, mirëqenia, pagat. Gratë fermere duhet të dërgojnë mjaltin ose perimet e tyre në treg dhe të përfitojnë nga ajo. Por që kjo të ndodhë, vendi duhet të fokusohet në arsim, veçanërisht për bashkësitë që janë më pak të përfaqësuara. Dëgjova poashtu edhe për rëndësinë e zgjidhjes së problemeve si dhuna ndaj vajzave dhe martesat e fëmijëve te popullata rome, por arsimi dhe fuqizimi ekonomik janë më të rëndësishme për gratë", tha Gumbonzvanda.

Vizita e parë e zëvendësdrejtores ekzekutive për mbështetje normative të KB-së, koordinim sistematik dhe rezultate programore për UN Women Gumbonzvanda pas emërimit të saj në janar të vitit 2024, ka pasur për qëllim të forcojë marrëdhëniet e UN Women me partnerët në qeveri, shoqërinë civile, komunitetin e donatorëve dhe sistemin e KB-së në Maqedoninë e Veriut.

Në intervistën për MIA-n ajo flet për vizitën dhe takimet e saj në Shkup, për barazinë gjinore dhe aktivitetet që janë duke u zhvilluar në vendet e Ballkanit Perëndimor, se a janë të mundshme reformat e Kombeve të Bashkuara në një situatë ku në botë ka ndarje të dukshme dhe luftëra, si dhe për aktivitetet e saja të radhës në prag të 30-vjetorit të Deklaratës së Pekinit dhe Planit aksionar.

Video intervistën e plotë me Gumbonzvandën, MIA do ta publikojë gjatë ditës së nesërme.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR