• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Gugël" paralajmëroi fshirje të profileve të "Xhi-mejleve" (Gmail) të vjetra joaktive

Los Anxhelos, 17 maj 2023 (MIA) - "Gugël" do ta ashpërsojë politikën e saj lidhur me "Xhi-mejlet" adresat negative për postë elektornike këtë vit. Ata që dëshirojnë ta mbajnë profilin e tyre në "Xhi-mejl" (Gmail) do të duhet të hyjnë në të, të paktën një herë në çdo 24 muaj sepse profili mund të fshihet.

Sipas "rregullave të reja" nga viti 2020, kur është pezulluar hapësira e pafundme për "Gugël fotos", kompania "Gugël" i ka shlyr të dhënat e ruajtura në profilet nëse abonuesi nuk është loguar dy vite, por nga ky vit profilet do të fshihen plotësisht. Rregulli i ri hynë në fuqi më së herti deri në dhjetor të këtij viti, kështu që ata që dëshirojnë ta mbajnë Gmail adresën, do të duhet të logohen. Sipas konstatimeve, Gmail adresat e shlyera nuk do të jenë më të aksesueshme, si për shfyrtëzuesit e tyre të parë, ashtu edhe më të tjerët të anëtarësuar.

Kur rregullat e reja do të hyjnë në fuqi, kompania do të fillojë me fshirjen e profilevem, të cilat "nuk janë prekur" në asnjë moment pas krijimit, ndërsa gjithashtu ka për qëllim të dërgojë më shumë njoftime në adresë, në këto muaj para fshirjes përfundimare. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR