• e premte, 27 dhjetor 2024

Grushko: Pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO e ndërlikon situatën në rajonin e Detit Baltik

Grushko: Pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO e ndërlikon situatën në rajonin e Detit Baltik
Moskë, 1 korrik 2022 (MIA) – Zëvendës shefi i diplomacisë ruse, Aleksandar Grushko, tha sot se pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të përkeqësojë situatën ushtarake në rajonin e Detit Baltik.
"Nëse ndjekim logjikën e vendimeve të Madridit, atëherë pas përfundimit të anëtarësimit, NATO do të fillojë të thotë se cenueshmëria më e madhe është në kufirin ruso-finlandez, i cili duhet të mbrohet, që është 1300 kilometra, kështu që do të jetë e nevojshme për të vendosur trupa, armë etj., tha Grushko gjatë bisedës në klubin ndërkombëtar Valdaj, transmetoi Tass.
Sipas tij, e gjithë kjo do të çojë në përkeqësimin e sigurisë rajonale, situata në veri në përgjithësi do të komplikohet ndjeshëm, do të kufizohet mundësia e bashkëpunimit paqësor, i cili tani është aq i kërkuar në këtë pjesë të Evropës dhe në përgjithësi në këtë pjesë të botës.
"Ndërsa kjo do të përkeqësojë më së shumti bashkëpunimin ushtarak në rajonin e Detit Baltik, i cili, si rezultat i zgjerimit të NATO-s, përdorimit ushtarak të territorit të anëtarëve të rinj, do të kthehet në një skenë, në mos në një konfrontim ushtarak , pastaj në një rivalitet krejtësisht të panevojshëm ushtarak nga rajoni më paqësor ushtarak në Evropë, tha nënkryetari i diplomacisë ruse, Aleksandar Grushko. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR