• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së fton sindikatat në takim për ligjet reformuese për administratën

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së fton sindikatat në takim për ligjet reformuese për administratën

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni fton të gjitha sindikatat e interesuara në konsultime të hapura dhe të drejtpërdrejta që do të mbahen sot në orën 10:00 në Kuvend.

Tema e takimit të sotëm të punës, ku do të marrë pjesë edhe zëvendësministri plotësues në qeverinë teknike, Stefan Andonovski ka të bëjë me ligjet që janë në rend dite të Komisionit për Çështje evropiane.

"Si grup parlamentar më i madh dhe më i përgjegjshëm në Kuvend treguam përgjegjësi dhe vendosmëri me qëllim për t'i ndihmuar sindikatat të dëgjojnë zërin dhe kërkesat e tyre. Kjo është mënyra e vetme që sindikatat të shprehin mendimin dhe kërkesat e tyre sepse shumica me këmbëngulje refuzon debat publik për ligjet dhe dëshiron që t’i kalojë ligjet me shpejtësi", thuhet në komunikatën e GP të VMRO-DPMNE-së.

Prandaj, siç thuhet në kumtesë, tendenca jonë si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit është që kërkesat dhe vërejtjet e sindikatave t'i shndërrojmë në amendamente dhe kërkesa zyrtare.

"Zëri dhe kërkesat e punëtorëve duhet të dëgjohen dhe të mos harrohen", thonë nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR