• e shtunë, 23 nëntor 2024

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese duhet ta miratojë Rregulloren e punës

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese duhet ta miratojë Rregulloren e punës

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese sot në takimin e parë të punës pritet ta konfirmojë Rregulloren për punë dhe udhëzimet për punën për ndryshimet kushtetuese. 

Mbledhja konstituive e grupit të punës u mbajt më 26 prill, në të cilën kryetar u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ndërsa zëvendëskryetar Bajram Pollozhani, ish gjykatës në Gjykatën Kushetetuese dhe profesor i të drejtës kushtetuese. Grupi i punës numëron 23 anëtarë, prej të vilëve 10 janë ekspertë, 10 janë përfaqësues të partive politike, ndërsa tre vijnë nga institucione edhe atë nga një përfaqësues i MPJ-së, SÇE-së dhe nga kabineti i presidentit. 

Opozita refuzoi të emërojë përfaqësuesit e saj. VMRO-DPMNE-ja edhe krahas thirrjeve që të përfshihet në grup, është e qëndrimt se nuk do të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese. 

Trupi i punës është formuar nga Ministria e Drejtësisë me urdhër të Qeverisë, i cili duhet ta përgatisë propozim nismën për nevojën për ndryshime kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve, bashkë me bashkësitë e tjera etnike në preambulën e Kushtetutës. Propozim nisma pastaj duhet të dorëzohet në Kuvend, ku duhet t'i kalojë të gjitha trupat e punës në kuadër të Parlamentit. Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të votojnë dy e treta e deputetëve. 

Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për vazhdimin e bisedimeve me BE-në dhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR