• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grupet djathtiste për sonte paralajmëruan protesta të reja dhe sulme ndaj rreth 30 lokacioneve në Angli

Grupet djathtiste për sonte paralajmëruan protesta të reja dhe sulme ndaj rreth 30 lokacioneve në Angli

Londër, 7 gusht 2024 (MIA) - Policia britanike sot po përgatitet për trazira të reja antiislame, pasi që grupet ekstreme djathtiste paralajmëruan plane për së paku 30 sulme ndaj qendrave për azil dhe zyreve për emigracion në tërë vendin, lajmëruan mediumet amerikane.

Për sonte tubime të veta paralajmëruan edhe demonstruesit antifashistë.

Autoritetet mobilizojnë rreth 6.000 policë të trajnuar special për t'iu përgjigjur trazirave, ndërsa policia londineze kumtoi se do të bëjë "gjithçka është në fuqinë e tyre" për ta mbrojtur kryeqytetin.

"Jemi të vetëdijshëm për ngjarjet e planifikuara nga grupet e nxitura nga urrejtja dhe përçarja në kryeqytet", deklaroi mbrëmë vonë zëvendës-ndihmës komisari Endi Valentin nga Metropoliten policia e Londrës. "Ata shumë qartë e thanë qëllimin e vet për të shkaktuar çrregullime dhe ndarje... Ne nuk do ta tolerojmë këtë në rrugët tona", shtoi ai.

Në rrugët e qyteteve angleze po mbisundon atmosferë e tensionuar, e shoqëruar me dhunë sporadike, pasi që javën e kalaur u vranë tre vajza në qytetin veriperëndimor anglez, Sauthport.

Në internet fillimisht u përhap lajmi se prapa sulmit qëndron Ali Al Shakati, gjoja një mysmilan, kërkues i azilit, i cili me anije kishte arritur në Britani të Madhe dhe është në listën për vëzhgim të MI6. Në fund u kumtua se sulmuesi ishte 17-vjeçari Aksel Rudakubana, një i ri i lindur në Kardif, prindërit e të cilit janë me prejardhje nga Ruanda. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR