Grupacioni 4iG ka deponuar letër në AKE për qëllime për operator të ri celular
- Grupacioni 4iG, përmes filialit të tij ONE Telekomunikacioni i Maqedonisë, zyrtarisht ka deponuar letër për qëllime në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), ku e shprehu interesimin e tij për ofrimin e radio frekuencave në dispozicion si pjesë e planit për të hyrë në tregun e telekomunikacionit si operator i ri në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Grupacioni 4iG, përmes filialit të tij ONE Telekomunikacioni i Maqedonisë, zyrtarisht ka deponuar letër për qëllime në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), ku e shprehu interesimin e tij për ofrimin e radio frekuencave në dispozicion si pjesë e planit për të hyrë në tregun e telekomunikacionit si operator i ri në Maqedoninë e Veriut.
Ky hap, thonë nga grupacioni, përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në planet e 4iG për të kontribuar në modernizimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend dhe për të sjellë konkurrencë në rritje në sektor. Në muajt e ardhshëm, kompania do të bashkëpunojë me AKE-n për disponueshmërinë e frekuencave të radios, për të siguruar përputhjen me kuadrin rregullator dhe për të vazhduar me strategjinë afatgjatë të zhvillimit në rajon.
"Jemi të lumtur që edhe zyrtarisht e filluam hyrjen e tregut të telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut", tha Pal Zarandi, drejtor i strategjive celulare dhe 5G në Grupin 4iG.
Ai shtoi se e ka njohur potencialin në treg dhe sepse janë të bindur se përvoja e tyre në vendet fqinje, si Shqipëria dhe Mali i Zi, i pozicionon në drejtim që të ofrojnë shërbime të nivelit të lartë për klientët dhe bizneset këtu.
4iG, thuhet në njoftim, është një nga kompanitë më të spikatura hungareze të TIK dhe telekomunikacionit dhe punëson mbi 8.000 profesionistë të kualifikuar dhe shërben mbi 10 milionë lidhje në rajonet ku është e pranishme. Grupacioni është i njohur pas qajses së tij inovative dhe zgjidhje të sigurtë. Si kompani, ajo është e përkushtuar të prezantojë teknologji të avancuara si 5G, IoT dhe infrastrukturë të menaxhuar nga inteligjenca artificiale, e cila do t'i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut që të bëhet një vend me një rrjet më të mirë dhe konkurrencë më të madhe.
Zgjerimi i Grupacionit 4iG në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë, është pjesë e zgjerimit të strategjisë së kompanisë për përmirësimin e infrastrukturës telekomunikacionit në rajon, duke krijuar vlera të konsiderueshme ekonomike dhe teknologjike. Ky hap është në përputhje me angazhimin e Grupacionit për të nxitur inovacionin, duke ndjekur rregulloret lokale dhe duke ofruar shërbime të jashtëzakonshme. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s