• e mërkurë, 17 korrik 2024

Grubi: Jemi bashkë me Turqinë në këto çaste të rënda

Grubi: Jemi bashkë me Turqinë në këto çaste të rënda
Shkup, 13 nëntor 2022 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot përmes një shkrimi në Fejsbuk shprehu keqardhje për shpërthimin që ndodhi në Stamboll si pasojë e të cilit humbën jetën dhe u lënduan shumë persona.
"Tronditës lajmet për shpërthimet e sotme në Stamboll që u morën jetën shumë qytetarëve të pafajshëm. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dënojmë aktin ç’njerëzor të vrasjeve dhe apelojmë për kujdes të shtuar nga ana e bashkëqytetarëve tanë që në numër të madh gravitojnë këtë zonë të Stambollit. Jemi bashkë me Turqinë në këto çaste të rënda, të përkushtuar për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe çdo akti të dhunës që kërcënon paqen dhe themelet e shëndosha të shoqërisë mbarënjerëzore", shkroi Grubi.
Siç informoi televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur sot pak pas orës 16 sipas kohës lokale, në rrugën më të njohur të Stambollit, Istiklal, kur rruga ishte e stërmbushur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR