• e martë, 24 dhjetor 2024

Grubi - Vikers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup - Durrës, Qendra klinike dhe digjitalizimi i plotë

Grubi - Vikers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup - Durrës, Qendra klinike dhe digjitalizimi i plotë

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka takuar sot të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vikers i shoqëruar nga ambasadori Metju Loson.

Siç theksohet në kumtesë, Grubi dhe Vikers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, Asociacioni britanik i biznesit dhe mbështetja për stabilitet dhe siguri rajonale si dhe projektet që janë duke u realizuar përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, ku Grubi tha se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh në vend kurse Maqedonia e Veriut partner i parë tregtar nga Ballkani Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Puna e kompanive britanike në vendin tonë u vlerësua lartë e veçanërisht tash pas themelimit të Asociacionit Britanik të Biznesit, që do të kontribuojë edhe në tërheqjen e investimeve të reja, me theks të veçantë në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës.

Grubi dhe Vikers diskutuan edhe mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon, ku e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të përforcimit të kapaciteteve demokratike, ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale në kuadër të NATO-s dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Foto: Ministria për sistem politik

QËNDRONI TË LIDHUR