• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grubi: Opozita shqiptare është tërësisht në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Grubi: Opozita shqiptare është tërësisht në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Tiranë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri Artan Grubi për TV shqiptar A2 Si-En-En tha se pothuajse të gjithë opozitarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë larguar nga BDI dhe tani "janë plotësisht në shërbim të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE".

"Në të ashtuquajturën opozitë shqiptare, të gjithë kanë ardhur nga BDI-ja, pra janë ish kolegë, të cilët tani nuk kanë përfunduar askund sepse kanë dashur të jenë themelues të partive politike pa pasur aftësi t'i udhëheqin, kështu që nuk janë përfaqësuar as me deputetë në Kuvend", tha Grubi.

Ai vlerësoi se "ajo që i ka ndjekur deri më tani do të vazhdojë edhe më tutje".

"Ata u bashkuan, por ky bashkim i tyre erdhi për shkak të mungesës së tyre të udhëheqjes. Nga BDI-ja gjithmonë kemi kërkuar bashkim që të mos përçahet zëri shqiptar, por për momentin ata janë në shërbim të VMRO-DPMNE-së", tha Grubi. sa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR