• e martë, 24 dhjetor 2024

Grubi: Në KSHPK nuk është dorëzuar e gjithë kontrata me "Behtel dhe Enka" për shkak të klauzolës së besueshmërisë

Grubi: Në KSHPK nuk është dorëzuar e gjithë kontrata me

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi sot tha se për shkak të klauzolës së besueshmërisë te Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit  nuk është dorëzuar gjithë kontrata me konsorciumin amerikano-turk "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d.

"Sipas kontratës që është nënshkruar, ka një klauzolë besueshmëria. Për t'iu dorëzuar mediave, Kuvendit dhe KSHPK-së apo ndonjë institucioni tjetër, përveç Prokurorisë Publike, duhet të ketë pëlqim nga të dyja palët, pra nga Qeveria dhe nga konsorciumi "Behtel dhe Enka". Na kanë dhënë një version të redaktuar, i cili është dorëzuar për shqyrtim në KSHPK", tha Grubi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fillim të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e Korridorit 8.

Versioni i plotë i marrëveshjes, siç ka thënë Grubi, është dorëzuar vetëm në Prokurorinë Publike. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR