• e martë, 24 dhjetor 2024

Grubi me valixhe para komunës së Çairit ka kërkuar dorëheqjen e opozitës shqiptare

Grubi me valixhe para komunës së Çairit ka kërkuar dorëheqjen e opozitës shqiptare

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Artan Grubi nga BDI-ja në konferencën e sotme për shtyp para Komunës së Çairit u paraqit me valixhe. Ai me vargjet e një kënge rep shpjegoi se valixhja është për opozitën shqiptare  nga e cila kërkoi të dorëzojnë dorëheqjet.

"Kënga thotë se ne e kuptojmë pozicionin e tyre në të cilin ndodhen sot. Kryetari aktual dhe formal Izet Mexhiti, si dhe noteri i tij që është nënshkrues i autorizuar Visar Ganiu dhe nënshkruan vendimet e tij që i miraton ai, “ne e dimë pozicionin e tyre, por ai duhet ta shohë top listën”. Ndërsa, në top listën numër një janë njerëzit që janë këtu dhe qytetarët e Çairit. Dhe prandaj le ta marrë valixhen, është e vogël se puna e tij e vogël dhe të largohet e të çlirojë Komunën e okupuar të Çairit, tha Grubi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka frike se opozita shqiptare do ta konsiderojë këtë ngjarje si provokim dhe se mund të ketë tensione, grubi tha se nuk ka fare tensione dhe theksoi se qytetarët janë përcaktuar për të ardhmen evropiane.

"Ata duhet të mbajnë fjalën që kanë thënë publikisht se kanë noterizuar deklaratat e dorëheqjes në rast humbjeje vetëm me një votë, ndërsa kanë humbur me 40 mijë vota që do të bëhen 80 mijë vota më 8 maj sepse qytetarët nuk duan izolim. nuk duan shërbëtorë të Mickoskit dhe Apasiev, por duan të përfaqësohen nga një parti e fortë dhe një koalicion i fortë me orientim evropian", tha Grubi.

Skender Rexhepi-Zejd nga koalicioni "Fronti Evropian" theksoi se sot janë para Komunës së Çairit dhe ka treguar se në ditët në vijim do të shkojnë edhe në katër komunat tjera të menaxhuara nga koalicioni "VLEN" për të kërkuar dorëheqjen e tyre.

"Jemi këtu para Komunës së Çairit dhe do të jemi edhe në katër komunat tjera të cilat anëtarët e "VLEN" i kanë qeverisur deri më tani. Jemi këtu për të kërkuar dorëheqje e secilit kryetar të "SVLEN" sepse ato dhanë fjalë dhe dorëzuan nënshkrime para noterit se të katër do të japin dorëheqje nëse humbin në zgjedhjet presidenciale. Të gjithë jemi dëshmitare se dje humbën dhe humbën thellë, dhe së paku të mund të përgjigjen si burra dhe të dorëzojnë dorëheqjen" tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve se cilin nga dy kandidatët presidencialë do ta mbështesin në rrethin e dytë, Zejd tha se personalisht nuk do të votonte për asnjërin prej tyre. Ai thekson se për këtë çështje të gjithë kryetarët e koalicionit “Fronti Europian” do të marrin vendim.

"Unë personalisht nuk do të votoja për asnjërin. Deri më tani nga maqedonasit nuk kemi mësuar një perspektivë të tillë për të qenë të gatshëm të votojnë një shqiptar. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret nga fronti. Ai personal le të mbetet mendimi im personal", tha ai.

Duke komentuar thirrjen e djeshme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për koalicion me Koalicionin “VLEN”, Zejd theksoi:

"Dje ishin zgjedhjet presidenciale dhe është normale që Mickoski do të mundohet të formojë qeveri me më të dobëtit dhe servilët. Mirëpo, sovraniteti në këtë situatë janë qytetarët që jetojnë në komunat në të cilat shumica janë shqiptarë dhe nëse ata vendosin që më 8 maj t'i udhëheqim shqiptarët dhe jomaqedonasit nga këto komuna, sigurisht që do të mund të vendosim çfarë do të ndodhë me të ardhmen. Kjo deklaratë nuk do të llogaritet fare. Nëse, dhe kështu do të jetë, më 8 maj do të festojmë një fitore të thellë, dy herë më shumë se ajo e djeshme në zgjedhjet presidenciale", tha Zejd. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR