• e martë, 24 dhjetor 2024

Grubi: Mariçiq do të jetë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë

Grubi: Mariçiq do të jetë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi konfirmoi se zëvendës i tij për funksionin e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë kalimtare do të jetë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Me propozim të Lidhjes socialdemokrate, kolegu im i dashur Mariçiq do të jetë zëvendësi i parë i kryeministrit Talat Xhaferi, që është logjike në të vërtetë sepse ai është koncepti - zëvendësi i parë i kryeminsitrit të jetë nga partneri i koalicionit. Nëse kryeminsitri është nga BDI, zëvendësi i parë të jetë nga LSDM, nëse kryeministri është nga LSDM, zëvendësi i aprë të jetë nga BDI. Jam i bindur se punën do ta kryejë në mënyrë konsekuente", tha Grubi në pyetjen e gazetarëve gjatë pejsëmarrjes në ngjarjen për përfundimin e rrugës së ripërtërirë Shkup-VK "Bllacë".

Prania e funksionarëve të BDI-së në ngjarje, sipas tij, nuk e bëjnë ngjarjen partiake, dhe ata kanë ardhur, siç tha. që t'i gëzohen projektit të përfunduar", dhe jo ta mbulojnë aksionin gueril të anëtarëve të Lidhjes evropiane opozitare për ndryshim, që u mbajt paralelisht me aktivitetet për rrumbullakësimin e ripërtëritjes së rrugës.

"Ata prapa kur ishin fansa të mi ishin më kreativë, tashmë nuk janë kreativë. Në vend se të ofrojnë se çka do të bëjnë më mirë për qytetarët, vijnë të ndërhyjnë. Këta janë të gjithë anëtarë të cilët janë zgjedhur nga Qeveria dhe të cilët në programe premtuan rikonstruim të plotë të rrugës Shkup-Bllacë dhe prandaj jemi të gjithë së bashku këtu sepse i gëzohemi projektit të përfunduar", tha Grubi. ab/

Foto: NPRRSH

QËNDRONI TË LIDHUR