• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grubi i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, pastaj shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme

Grubi i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, pastaj shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi i bëri thirrje  VMRO-DPMNE-në në seancën e Kuvendit me dy pika të rendit të ditës, e para për ndryshime kushtetuese dhe  e dyta për shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

 "E di se edhe kryeministri Kovaçevski, kryetari i LSDM-së, do të pajtohet me këtë,  edhe zoti Ahmeti gjithashtu. Shkojmë në një seancë të Kuvendit me dy pika në rend dite. Pika e parë ndryshimet kushtetuese, pika e dytë shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme. Bujrum le të hyjnë, le të votojnë, po shkojmë në zgjedhje", tha Grubi sonte  në emisionin në  televizionin në "Kanal 5”.

Ja një  kompromis, porositi Grubi, duke u bërë thirrje që të inkurajohen që të marrin një vendim të tillë dhe të dalin në zgjedhje.

 I pyetur nëse ka mundësi të bashkohen zgjedhjet presidenciale me ato parlamentare, Grubi tha se do ta shohin. “Do të shohim nëse do të bashkohen, një vit dallim, nga sot deri në mars të vitit 2024”, theksoi Grubi. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR