• e premte, 08 nëntor 2024

Grubi: Faleminderit deputetëve që votuan sot pro ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të korridoreve

Grubi: Faleminderit deputetëve që votuan sot pro ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të korridoreve

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka përshëndetur sot miratimin e ndryshimeve të ligjeve që mundësojnë ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve 8 dhe 10D.

Grubi, siç njofton Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive ka falënderuar deputetët që me votën e tyre u rreshtuan sot në anën e drejtë dhe nuk lejuan vazhdimin e sagës dashakeqëse të atyre që për pikë të ulëta politike nuk kursyen gjë pa thënë e nuk lanë gjë pa bërë për të bllokuar realizimin e investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.

Ai në postimin e tij në rrjetin social Fejsbuk, ka ripërsëritur shprehjen “Pushka top iu bëftë, por kjo s'ndalet”, që siç shton, shpreh përkushtimin e Qeverisë së vendit për të realizuar korridoret që janë shteg drejt horizontit të ri të zhvillimit ekonomik të vendit, edhe përkundër të gjitha obstruksioneve dhe dezinformatave të plasuara në opinion.

QËNDRONI TË LIDHUR