Grubi emërohet për koordinator të aktiviteteve për realizimin e projekteve të Korridorit 8
- Për shkak të rëndësisë së realizimit të projekteve të filluara për ndërtimin e drejtimeve rrugore Shkup - Bllacë, Kërçovë - Bukojçani, hekurudha Kërçovë - Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë, për koordinator për ndjekjen e punëve dhe koordinim të të gjitha aktiviteteve me qëllim realizimin e tyre në kohë, njofton Pres shërbimi qeveritar.
- Post By Fami Bajrami
- 20:10, 5 prill, 2023
Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Për shkak të rëndësisë së realizimit të projekteve të filluara për ndërtimin e drejtimeve rrugore Shkup - Bllacë, Kërçovë - Bukojçani, hekurudha Kërçovë - Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë, për koordinator për ndjekjen e punëve dhe koordinim të të gjitha aktiviteteve me qëllim realizimin e tyre në kohë, njofton Pres shërbimi qeveritar.
Në mbledhjen e sotme qeveritare janë miratuar edhe vendime të tjera kadrovike.
Aleksandar Milovski është shkarkuar nga detyra u.d drejtor nga IP “Parku Nacional Galiçicë” – Ohër me kërkesë të tij. Për u.d drejtor i ri është zgjedhur Aleksandar Buzlevski.
Rozita Bllagojeviq është shkarkuar nga detyra e drejtores së Administratës për zhvillim dhe promovim të arsimit të gjuhëve dhe pjesëtarëve të bashkësive. Në vend të saj është emëruar Dragan Ugrenoviq.