• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grubi e dënoi vrasjen e mbrëmshme dhe i inkurajoi institucionet sa më shpejt t'i zbulojnë autorët

Grubi e dënoi vrasjen e mbrëmshme dhe i inkurajoi institucionet sa më shpejt t'i zbulojnë autorët

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) -  Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive, Artan Grubi e dënoi vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Kala dhe i inkurajoi institucionet në mënyrë intensive të veprojnë që sa më parë t'i zbulojnë autorët.

Ai sonte në pjesëmarrjen televizive tha se nuk ka më shumë informacione lidhur me ngjarjen përveç atyre që janë thënë në opinion.

Првиот вицепремиер во Владата и министер за политички систем и односи меѓу заедниците, Артан Груби не гледа ништо неморално и неетички во тоа што попладнево со министрите од ДУИ играл баскет

Sipas Grubit, edhe pse në rrjetet sociale kanë dalë fotografi të njërit prej dy të vdekurve në shkëmbimin e zjarrit me Talat Xhaferin, asnjë nga zyrtarët e BDI-së nuk ka lidhje me të vrarin.

"As viktimat nuk i njoh dhe as i kam takuar ndonjëherë. Më vjen keq për atë që ndodhi, mbrëmë kam folur disa herë me ministrin Spasovski. Është vërtet e tmerrshme ajo që ka ndodhur, është absolutisht e papranueshme dhe dënoj ashpër akte të tilla kriminale. Hetimi do të tregojë se kush qëndron pas kësaj, inkurajoj MPB-në dhe Prokurorinë Publike që të zbulojnë sa më shpejt autorët. Nuk kam absolutisht asnjë pikë kontakti me drogën, tregtinë dhe krimin. Dua që institucionet të veprojnë, ta hetojnë rastin sa më shpejt", potencoi Grubi në pjesëmarrjen në Televizionin 24.

QËNDRONI TË LIDHUR