• e martë, 24 dhjetor 2024

Grubi: Do të ishte mirë që një grua të bëhet kryeministre teknike

Grubi: Do të ishte mirë që një grua të bëhet kryeministre teknike

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Javën e ardhshme në takimin e liderëve në Kuvend do të vendoset definitivisht për datën e zgjedhjeve, thotë zëvendëskryeministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, në të cilin, siç thekson, ai pret që me konsensus të konfirmohet 8 maji si datë e fundit dhe më e hershme edhe për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare me çka do të mbetet në kuadër të zgjedhjeve të rregullta. 

I pyetur për datën për mbajtje në të njëjtën kohë të zgjedhjeve, Grubi tha se kjo nuk është me kërkesë të VMRO-DPMNE-së opozitare, por është vendim i tyre, i bazuar, siç sqaroi, në disponimin e qytetarëve. 

"Ky është vendim i ynë, nuk është me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, ne e pamë edhe se qytetarët e presin atë, zgjedhjet duhet të jenë të përbashkëta që të mos shpenzohen as para e as energji e qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kanë më shumë mundësi që t'i fitojnë zgjedhjet, me çka nuk do të pajtohesha. Asnjë mandat qeveritar gjatë VMRO-DPMNE-së nuk ishte përfunduar plotësisht, kështu që nuk është se kujdesen për buxhetin ose për kërkesat dhe pritjet e qytetarëve", tha Grubi i pyetur për datën e zgjedhjeve në emisionin STUDIO 10 në TV 24.

Grubi vlerësoi se është tragjedi ajo që VMRO-DPMNE nuk dëshiron qeveri të Përzhinos dhe vlerëson se ky është lajmërim se çka do të ndodhë nëse fiton VMRO-DPMNE-ja, gjë të cilën, nuk e beson ai.

"Kryeministri i parë shqiptar nuk ishte i kufizuar me Qeverinë e Përzhinos ose qeverinë teknike, por kryeministri i atëhershëm Zaev tha se do të tërhiqet nga pozita e tij para zgjedhjeve që të mundësojë garë politike korrekte. Edhe unë do të propozoja dhe do të mbështetja shfuqizim të qeverisë teknike, por kjo të fillojë të vlejë nga mandati i ardhshëm dhe të vazhdojmë si të gjitha demokracitë normale", thotë Grubi. 

Ai përsëriti se nuk do të jetë kryeministër në qeverinë teknike, e as se do të jetë ndonjë nga ministrat aktualë nga radhët e BDI-së. Nënvizoi se saktë e dinë se kush do të jetë, por e lënë që këtë ta tregojë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas bisedimeve me partnerët e koalicionit me të cilët duhet të dakordohet edhe mënyra në të cilën do të dalin në zgjedhjet e ardhshme. 

"Do të ishte mirë të ishte zonjë, pastaj do ta shohim, ndoshta do të befasohet publiku këndshëm", tha Grubi i pyetur nëse si kryeministër mund të presim një femër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR