• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Grubi: "Behtell dhe Enka" me po të njëjtin ligj të posaçëm dhe marrëveshje ndërton edhe në Serbi

Grubi:

Shkup 30 prill203 (MIA) - Me po të njëjtin ligj dhe marrëveshje të posaçme kompania "Behtel dhe Enka" ndërton edhe në Serbi, ku sot autoritetet shtetërore përuruan një pjesë të autostradës, publikoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive në Fejsbuk.

"Edhe tek ne u miratua ligji i posaçëm nga Kuvendi, u nënshkrua kontrata me kompaninë e njëjtë të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D ndërsa kësaj jave Qeveria i pagoi 117 milionë euro avancë dhe mobilizim", potencoi Grubi në publikim.

Ai potencon se lajmet e rrejshme dhe bllokada e opozitës në Kuvend nuk mund ta ndalojnë ndërtimin, por vetëm e shtrenjtojnë dhe e vazhdojnë afatin e përfundimit.

"Varet nga vetë deputetët nëse autostradat do të ndërtohen më lirë dhe më shpejtë ose më shtrenjtë dhe më gjatë", shton Grubi në publikim.

QËNDRONI TË LIDHUR