• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gruaja që ra nga tarraca e një banese në Ohër ishte shtyrë, padi penale dhe paraburgim për dy persona

Gruaja që ra nga tarraca e një banese në Ohër ishte shtyrë, padi penale dhe paraburgim për dy persona

Ohër, 11 mars 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme nga Ohri ka ngritur padi penale kundër A.D. (32) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "tentim për vrasje" si dhe kundër E.M. (21) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "ndihmë".

Siç informoi zëdhënësi i SPB - Ohër, Stefan Dimoski, i denoncuari i parë më 8 mars rreth orës 11:30 pas një zënke paraprake e ka shtyrë M.O. (39) nga Shkupi nga tarraca e banesës në ndërtesën sociale në rrugën "Karposh Vojvoda" në Ohër.

Ajo ishte dërguar në spitalin "Shën Erasmo" në Ohër ku i ishin konstatuar lëndime të rënda në trup. I denoncuari i dytë E.M., i cili ishte i pranishëm, akuzohet se nuk e ka penguar kryerësin e veprës në kryerjen e veprës penale. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR