• e enjte, 26 dhjetor 2024

Greva në FSSH është pezulluar

Greva në FSSH është pezulluar

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Greva në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pezulluar, kumtoi Nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të RM-së (AOGJSH).

Vendimi, ashtu siç informojnë, është marrë pas seancës së sotme në Këshillin Drejtues të FSSH-së.

"Pas kërkesës nga ana e Sindikatës së Punëtorëve në Administratë, Organeve Gjyqësore të Shoqatave të Qytetarëve të RM (AOGJSH) nga kryetari i Qeverisë së RMV Talat Xhaferi , ka mbizotëruar arsyeja në Qeveri edhe në seancën e djeshme, ka miratuar një konkluzion të ri, me të cilin rekomandohet me çfarë e anuloi rekomandimin paraprak që u dërgua në Këshillin Drejtues dhe miratoi rekomandim të ri, me të cilin rekomandohet që vlera e pikës të mbetet e njëjtë. Me vendimin e marrë në seancën e sotme të Këshillit  Drejtues të FSSH-së, Organizata Sindikale pranë FSSH-së, anëtare e Sindikatës së AOGJSH, ka marrë vendim për pezullimin e grevës", thuhet në publikimin në Fejsbuk.

Nga Sindikata falënderojnë të gjitha organizatat e sektorit të  shëndetësisë dhe mirëkuptim të qytetarëve.

"Beteja është fituar, por jo lufta, ndërsa pas 31 majit presim që vendimi për pikën të mbetet i njëjtë, në të kundërtën greva do të aktivizohet", shkruhen në publikim.

Për në orën 14:00 është parlajmëruar konferencë për shtyp të drejtorëve të FSSH-së dhe përfaqësuesve të Sindikatës. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR