• e enjte, 26 dhjetor 2024

Greva e të punësuarve në FSSH u pezullua deri më 31 maj, sindikata pret vlera e njejtë e pikës të mbetet edhe pas zgjedhjeve

Greva e të punësuarve në FSSH u pezullua deri më 31 maj, sindikata pret vlera e njejtë e pikës të mbetet edhe pas zgjedhjeve

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Rrogat në Fondin për sigurim shëndetësor nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten të njejta në pajtim me buxhetin e miratuar për vitin 2024, përfundimisht me datën 31 maj. Greva e të punësuarve në FSSH është pezulluar, sipas rekomandimit të Qeverisë, i cili kaloi edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit drejtues të Fondit, konfirmuan në konferencën e sotme për shtyp drejtorët e përgjithshëm të FSSH-së Magdalena Filipovska Grashkovska dhe Asaf Abduramani, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, si dhe dy përfaqësues të Sindikatës dhe nga AOGJSH.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Dejanovski, potencoi se greva e të punësuarve në FSSH sot është pezulluar, përkatësisht se nuk është ndërprerë, ndërkaq pason pas rekomandimit të Qeverisë që ishte sjellë dje dhe i sotmi në KD, me çka, thotë, vetëm është konfirmuar ajo për çka janë dakorduar me menaxhmentin e Fondit vitin e kaluar, se rrogat e të punësuarve do të rriten prë 15 për qind. 

"Na vjen keq që erdhi deri te ky epilog - të vijmë deri te greva, që më pas Qeveria të rekomandojë rrogat të mbeten të njejta. I çimentuam rrogat deri më 31 maj të këtij viti. Vetëm mund të shpresoj se edhe pas 31 majit do të mbetet vlera e njejtë e pikës dhe se Qeveria nuk do të përzihet në pavarësinë dhe në punën e Fondit për shëndetësi dhe në punën e punëtorëve. Kjo rritje do të thotë vazhdim i kryerjes së rregullt të detyrave të punës për të punësuarit në FSH, se të gjithë qytetarët do të servisohen në kërkesat e tyre", tha Dejanovski duke i shprehur njëherit falënderim Qeverisë dhe kryeministrit, mediumeve për mbështetjen e aktiviteteve të tyre, të punësuarve dhe unitetit të treguar si dhe qytetarëve që treguan mirëkuptim.

Në ypetjen e gazetarëve, Dejanovski tha se greca është pezullaur, nuk është ndërprerë, sepse nuk ka të bëjë me peirudhën deri në fund të vitit. Përmendi se do të pritet të përfundojnë zgjedhjet dhe ribalanci i buxhetit, me çka presin të miratohet vlera e re e pikës për çka insistojnë që ajo të mbetet e njejtë si ta, 77,16 denarë. Pret nga Qeveria e re që vlera e pikës të jetë e konfirmuar.

Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në FSSH, Branko Axhigogov tha se me vendimin e miratuar të KD përfundoi kjo mini krizë në institucion, ndërsa të punësuarit u kthyen në vendet e punës, Ai e lavdëroi Qeverinë dhe kryeministrin për vendimin e miratuar i cili, siç tha, ishte më i maturi që mund të sillej.

Zëvendësministrja Manoleva theksoi se ky vendim do të vlejë prej 1 janarit deri më 31 maj 2024, që e përfsjin periudhën deri në zgjidhjen e përhershme e cila do të jetë në interes të të punësuarve në Fond.

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit për sigurim shëndetësor, Magdalena Filipovska Graashkovska tha se me vendimin e sotëm të KD të Fondit në pajtim me rekomandimin e ri nga mbledhja e djeshme e Qeverisë për ruajtje të vlerës së pikës, u përmbushën kërkesat e sindikatës.

Drejtori i përgjithshëm i Fondit, Asaf Abduramani shtoi se në rrugën drejt BE-së, FSSH ka nevojë për më shumë reforma, të cilat është e mundur të realizohen nga menaxhmenti vetëm me të punësuar të kënaqur në institucion, ndërsa i njejti pret të reflektojë edhe në shëndetësinë publike tek të punësuarit 20.000 të cilët marrin rrorgë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga Fondi.

Të punësuarit në FSSH gjatë dy ditëve të shkuara ishin në grevë për shkak të paralajmërimeve për shkurtim të rrogave të tyre për 21 për qind. Sipas Sindikatës, nëse rrogat ulen, 25 prë qind do të marrin rrogë nën minimalen, ndërsa 25 për qind në vlerë të rrogës minimale. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR