• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Greva e doganierëve grekë i ka mbyllur tre pikat kufitare drejt Greqisë

Greva e doganierëve grekë i ka mbyllur tre pikat kufitare drejt Greqisë

Strumicë, 2 prill 2024 (MIA) - Nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm, tri pikat kufitare me Greqinë, Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki janë të mbyllura për të gjitha llojet e komunikacionit. Shkak për mbylljen e vendkalimeve është bërë greva e doganierëve grekë që ka nisur sot në orën 6 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në të njëjtën orë pasnesër.

Sipas shefit të Qendrës rajonale jugore për çështje kufitare pranë MPB-së, Sllavço Bogev, në tri pikat kufitare nuk ka hyrje dhe dalje nga Greqia, ndërsa qarkullimi i mallrave dhe udhëtarëve është në ndërprerje të plotë.

Sipas njoftimit të MPB-së nga mbrëmë, përmes pikës kufitare Dojran-Dojrani, hyrje dhe dalje do të kenë vetëm veturat që transportojnë barna dhe automjete të tjera mjekësore. mb/

Foto: printskrin NP për rrugë shtetërore

QËNDRONI TË LIDHUR