• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gratë ndodhen në 48 për qind të pozicioneve drejtuese të njësive organizative në MPB

Gratë ndodhen në 48 për qind të pozicioneve drejtuese të njësive organizative në  MPB

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars, sonte në Debar Mahallë kanë vizituar  pjesëtarët e Njësitit të Policisë Intervenuese në SPB Shkup, të cilët  punojnë në terren.  Ata theksuan se MPB-ja më nuk është simbol i një Ministrie të burrave dhe se në nivel të njësive organizative në të 48 për qind e pozicioneve drejtuese u janë besuar grave.

"Dita e Gruas, e cila është simbol të barazisë dhe të drejtave për gratë në mbarë botën. Sonte i kemi vizituar policët e Policisë Intervenuese të cilët janë duke zhvilluar aktivitete në terren në këtë pjesë të Shkupit, që sot në nder të festës ka një rritje të frekuencës. Veçanërisht kënaqësi paraqet fakti që pikërisht një pjesë e këtij ekipi  janë pjesëtare të gjinisë femërore, i përket gjinisë femërore, që festën do ta shënojnë në punë,  në mënyrë të barabartë me kolegët e tyre në terren,  duke ndërmarrë aktivitete zyrtare në drejtim të rritjes së sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike",  tha Spasovski.

 

Ministri theksoi se e kënaq fakti  që,  njësia e cila në fund të vitit të kaluar shënoi tre vjet nga formimi i saj dhe Policisë Intervenuese, përveç përshtatjes strukturore me standardet e formacioneve policore vendase, i ka  pranuar dhe impelentuar në radhët e tyre të gjitha proceset që në disa vitet e fundit janë inicuar dhe zbatuar në MPB nga aspekti i barazisë gjinore dhe përfaqësimit të drejtë në radhët e saj.

  

Ai theksoi se në nivel të njësive organizative në MPB, 48 për qind e pozicioneve drejtuese u janë besuar grave.

Nestorovska potencoi se më shumë MPB dhe sektori i sigurisë në tërësi, nuk është simbol i një Ministrie për burra. 

 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR