• e martë, 26 nëntor 2024

Gratë fermere do të marrin pushim të paguar të lehonisë përmes Programit për sigurim social

Gratë fermere do të marrin pushim të paguar të lehonisë përmes Programit për sigurim social

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Propozim Programin  për siguri sociale për gratë të cilat ushtrojnë veprimtari bujqësore. Me këtë program, për herë të parë zgjidhet e drejta e shfrytëzimit të kompensimit për amësi për gratë fermere, gjatë pengimit për të ushtruar veprimtari bujqësore për shkak të lindjes, e drejtë e cila nuk është përfshirë me rregullat për pushim të paguar të lehonisë nga fusha e marrëdhënieve të punës së ushtrueses së veprimtarisë bujqësore.

 

Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, me miratimin e këtij programi, do të fillojë realizimi i një mase të posaçme për mbështetje financiare në shumë prej 81.000 denarëve për kompensim nëntëmujor për amësi.

 

Mbështetja financiare për kompensim për amësi, siç theksojnë, do të ndahet për gra të cilat kanë lindur fëmijë në periudhën prej 01.12.2022 deri më 01.12.2023 dhe përmbushë disa kushte, mes të cilave, ë jetë e regjistruar në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore si bartëse apo anëtare e ekonomisë familjare bujqësore, ekonomisë familjare bujqësore në të cilën bën pjesë, të ketë realizuar mbështetje financiare në pajtim me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2021 në shumë prej së paku 100.000 denarë apo të ardhura të realizuara nga kryerja e veprimtarisë bujqësore në vlerë prej së paku 300.000 denarë dhe të ketë status të pandërprerë të tl siguruarit Bujk individual në pajtim me Ligjin për sigurim pensional de invalidor, në kohëzgjatje prej 12 muajve para lindjes së fëmijës.

 

Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe disa programe prej të cilave me rëndësi të posaçme për sektorin bujqësi është Programi për financim të prodhuesve bujqësorë të ushqimit për vitin 2023.

 

Shtojnë se me programin do të mbështeten prodhuesit vendorë të ushqimit përmes zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese, përmirësimit të proceseve teknologjike, përmirësimit të cilësisë së prodhimeve dhe zhvillimit të prodhimeve të reja si dhe aktivitetit të rritur ekonomik, i cili do të prodhojë të ardhura më të mëdha dhe mundësi për zhvillim dhe investime të reja. ab/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR