• e diel, 24 nëntor 2024

Granatohen qytete në afërsi të centralit bërthamor ukrainas në Zaporozhje

Granatohen qytete në afërsi të centralit bërthamor ukrainas në Zaporozhje
Kiev, 28 gusht 2022 (MIA) – Sulmet raketore dhe artilerike ruse kanë goditur qytete dhe zona në afërsi të centralit bërthamor ukrainas në Zaporozhje, kumtuan sot autoritetet ukrainase.
Guvernatori i rajonit të Dnepropetrovsk, Valentin Rezniçenko, deklaroi se disa pjesë të Nikopolit, për shkak të sulmeve të forta me raketa gjatë natës, kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetë objekte banimi janë dëmtuar nga granatimet në Marhanec.
Në qytetin Zaporizhje, në rreth 40 kilometra nga centrali bërthamor, dy persona u plagosën mbrëmë gjatë granatimeve, deklaroi anëtari i këshillit të qytetit, Anatoli Kurtev.
Kompania shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom njoftoi dje se forcat ruse granatuan kompleksin e termocentralit bërthamor të Zaporozhje, i cili është nën kontrollin rus që nga marsi.
Në kumtesën e kanalin Telegram të kompanisë, thuhet se ushtarët rusë kanë granatuar sërish territorin e termocentralit bërthamor në 24 orët e fundit dhe se dëmet janë duke u vlerësuar. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR