• e enjte, 26 dhjetor 2024

Grafite me përmbajtje kërcënuese në Gostivar

Grafite me përmbajtje kërcënuese në Gostivar

Gostivar, 10 korrik 2023 (MIA) - Disa autorë të panjohur me spërkatës të kaltër në disa vende në afërsi të stacionit të autobusëve kanë shkruar grafite me përmbajtje ofenduese dhe kanosje në bazë etnike.

Nga policia informuan se rasti tek ta është denoncuar sot paradite rreth orës 10 e 30 minuta.

"Në Stacionin policor Gostivar është denoncuar se në katër ndërtesa banesore dhe trafostacione në rrugët "Goce Dellçev" dhe "Mara Ugrinova" në Gostivar me spërkatës me ngjyrë të kaltër, janë shkruar disa grafite me përmbajtje kërcënuese dhe të motivuara etnikisht. Grafitet janë fotodokumentuar dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit", potencojnë nga SPB Tetovë.

Shënimin e grafiteve e dënoi edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe siç tha, kjo nuk i shërben askujt dhe as kultivimit të vlerave të bashkëjetesës. Ai kërkoi nga autoritetet sa më shpejtë t'i zbulojnë autorët që të mos krijojnë tensione.

Foto MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR