• e mërkurë, 17 korrik 2024

Grabitje në një bastore në Butel, në MPB nuk është denoncuar grabitje te "Skopjanka"

Grabitje në një bastore në Butel, në MPB nuk është denoncuar grabitje te

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Sot paradite grabitje ka pasur në një bastore në rajonin e komunës së Butelit. Me kërcënim me armë dy persona kanë marrë para nga një i punësuar në një bastore. 

Rastin e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme prej ku informuan se denoncimi është bërë në orën 10:20.

Më parë, disa nga mediat njoftuan se është kryer grabitje përballë qendrës tregtare "Skopjanka" në komunën e Aerodromit dhe se në teren janë shumë ekipe të policisë, por nga MPB thonë se një rast i tillë nuk është denoncuar te ata. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR