• e mërkurë, 27 nëntor 2024

"Gou Grin": Të përfshihen çiklistët dhe personat me nevoja të posaçme në studimin e fizibilitetit për transportin hekurudhor urban

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit “Gou Grin” – Shkup sot njoftuan se e mirëpresin idenë për vendosjen e transportit hekurudhor urban në kryeqytet, duke theksuar se duhet pasur parasysh edhe çiklistët dhe personat me nevoja të veçanta. 

"Transporti hekurudhor në qytet është një zgjidhje e dëshmuar e transportit ekologjik në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Përmes saj reduktohet varësia nga makinat private, nevoja për bulevardet e gjera dhe parkingjet e mëdha, ofron transport të besueshëm dhe me kapacitet të lartë të njerëzve në të gjithë qytetin, si dhe destinacionet dhe periferitë e tij përfundimtare", thonë nga Shoqata. 

Siç theksojnë ata, në interes të luftës kundër ndryshimeve klimatike, shpresojnë që në studimin e fizibilitetit të shpallur nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski të merren parasysh të gjithë llojet e udhëtarëve, siç bëhet në qytetet e zhvilluara evropiane dhe botërore.

"Meqenëse është paralajmëruar se do të kontrollohen edhe vetë stacionet hekurudhore dhe do të bëhet analiza nëse duhet të ndërtohen të reja, besojmë se duhet të kontrollohet edhe qasja e vetë stacioneve. Në Shkup ka një numër të madh njerëzish që lëvizin me karrige me rrota (invalid, foshnjë) dhe është thelbësore t'u ofrohet qasje e sigurt në trena", thonë në njoftim. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR