• e premte, 27 dhjetor 2024

Gordana Siljanovska-Davkova gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut

Gordana Siljanovska-Davkova gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Profesoresha universitare Gordana Jankullovska - Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë.

Siëjanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE në rrethin e djeshëm të dytë të Zgjehdjeve presidenciale, e mposhti presidentin e deritanishëm, Stevo pendarovski. Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, Siljanovska-Davkova fitoi 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërkandidati i saj Pendarovski nga LSDM 251.541 (29,25%).

null

Në fushatën të cilën e zhvilloi nën slloganin "Maqedonia sërish krenare", Siljanovska-Davkova foli se prapashtesën "E Veriut"  nuk do ta përdorë, por do të qëndrojë para tabelës me emrin e ri kushtetues. Ajo pati deklaruar edhe se është kundër ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, por nëse Kuvendi sjellë vendim të tillë do ta respektojë, sepse Kuvendi është organi krijues i Kushtetutës. Qytetarët i porosiste se duhet t'i respektojnë vlerat themelore të rendit tonë kushtetues, ndërsa Marrëveshja e Prespës, për të, siç thoshte, është çështje e hapur politike dhe juridike.

Në deklaratë të dhënë mbrëmë në konferencë për shtyp në Shtabin qendror zgjehdor të VMRO-DPMNE-së, ajo premtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.

"Unë pohoj se do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve. kjo do të thotë e të gjitha grupeve etnike, e të gjithë anëtarëve të partive, e atyre të cilët nuk janë në parti, sepse asnjë president nuk mund të kërkojë unitetin, nëse mban linja partiake", deklaroi Siljanovska Davkova.

Siljana Davkova është e lindur më 11 maj 1953 në Ohër. Arsimin fillor dhe të mesë i ka prëfunduar në Shkup (1973). ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup (1978), ku edhe ka magjistruar. Ka doktoruar para komisionit të kryesuar nga prof. Franc Grad me "Cum laude" në Fakultetin juridik në Lubjanë, në temën "Local Selfgoermernment - between Norms and Reality" në vitin 1994.

Ishte zgjehdur asistente në lëndën e sistemit politik në Fakultetin juridik në Shkup (1989), docente e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik (1994), ndërsa më pas edhe profesoreshë e rregullt në vitin 2004. Ishte anëtare e Komisionti kushtetues të Kuvendit të RM-së (1900-1992) dhe ministre në Qeverinë e RM-së (1992-1994). Eksperte për zgjehdje të OKB-së dhe nënkryetare e grupit të Ekspertëve të pavarur për vetëqeverisje lokale pranë Këshillit të Evropës. Anëtare e Komisionti të venecies, Autore e qindra punimeve shkencore për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik.

Siëjanovska-Davkova ishte kandidate e VMRO-DPMNE-së edhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, por humbi nga Stevo Pendarovski.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Siljanovska-Davkova ishte bartëse e listës së kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit në Njësinë zgjedhore 1. Prej gushtit të vitit 2020 ajp është deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pas zyrtarizimit të rezultateve zgjehdore, më së voni më 12 maj duhet të thirret mbledhja e Kuvendit për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur, Gorsana Siljanovska Davkova. Ajo para deputetëve nga përbërja e vjetër duhet të japë deklaratë solemne pas së cilës fillon të rrejdhë mandati i saj. Më 12 maj skadon mandati i presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Në kolltukun presidencial deri më tani janë ulur pesë presidentë. Presidenti i parë Kiro Gligorovi dhe Gjorge Ivanov funksionin e presidentit e ushtruan dy mandate, dnërsa nga një mandat patën Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski, si dhe Stevo Pendarovski. ab/

Foto: МIA arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR