• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gordana Siljanovska Davkova: Do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve

Gordana Siljanovska Davkova: Do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Unë them se do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve. Kjo domethënë e të gjitha grupeve etnike, e të gjithë anëtarëve të partive, e atyre që nuk janë në parti, sepse nuk mundet asnjë president të kërkojë unitet, nëse ruan vija partiake, deklaroi kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova. 

Në konferencën e sotme për media në Shtabin Qendror Zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, Siljanovska Davkova tha se portat e, siç tha, "zyrave të huazuara qytetare" janë të hapura për të gjithë.

"Atë që e premtova në fushatën para zgjedhjeve, duke filluar nga zyrat popullore, përmes paraqitjeve në Parlament, përmes personaliteteve në Këshillin Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Sigurisë, se do t'i kryej në bazë të profesionalizmit, kompetencës dhe nuk do ta harroj diversitetin", tha ajo.

Siç shtoi, duhet të bëjmë përpjekje t'i japim fund ballkanizimit, t'i ndihmojmë njëri - tjetrit, të jemi politikanë.

"Për këtë duhet të fillojmë të kuptohemi mes vete, të ndihmohemi, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje", tha ajo, duke shtuar se rrugët e saj prijnë së pari në Ballkan, ndërsa Brukseli, siç shtoi, nuk lihet anash. 

Siljanovska Davkova potencoi se do t'i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare.

Rezultatet e para nga rrethi i sotëm i dytë i zgjedhjeve presidenciale të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb-faqen e saj, tregojnë se nga gati 70 për qind të fletëvotimeve të përpunuara, prin kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 361.279 vota (64,30%), ndërsa Stevo Pendarovski ka 166.120 (29,57%). fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR