• e martë, 24 dhjetor 2024

Gllavçev: Pozita e jonë nuk ka ndryshuar

Gllavçev: Pozita e jonë  nuk ka ndryshuar

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministrin Hristijan Mickoski dje e porosita se duhet të zvogëlohet "ashpërsia në deklaratat", para së gjithash nga pala maqedonase, pasi, siç e dini, Bullgaria "asgjë edhe nuk thotë", deklaroi sot shefi i i Qeverisë teknike bullgare, Dimitar Gllavçev në Bruksel, ku merr pjesë në Samitin e BE-së në Bruksel.

"Gjuha e urrejtjes nuk duhet të vazhdojë. Mund të zhvillojmë lloj lloj dialogjesh, por pozita e jonë nuk ka ndryshuar", tha Gllavçev.

Sipas tij, edhe pse nuk ka ndryshim të pozitës bullgare, megjithatë është mirë të fillohet të bisedohet për raportet evropiane me ton të mirë evropian, siç duhet të përdoret mes një shteti anëtar dhe një shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

I pyetur se në cilën gjuhë kanë biseduar me Mickoskin, Gllavçev u përgjigj se ai ka folur bullgarisht, ndërsa duhet ta pyesni kryeministrin e Maqedonisë së Veriut "në cilën gjuhë flet".

Kryeministri Mickoski dje në Bruksel ka marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor së bashku me liderët e vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve nga rajoni. bsh/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR