• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykatësja e sapozgjedhur Ana Pavllovska-Daneva ka filluar t'i kryejë detyrat e punës në Gjykatën Kushtetuese

Gjykatësja e sapozgjedhur Ana Pavllovska-Daneva ka filluar t'i kryejë detyrat e punës në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ana Pavllovska-Daneva sot i mori detyrat e punës  si gjykatëse kushtetuese, njoftoi Gjykata Kushtetuese, e cila me zgjedhjen e saj në Parlament filloi të funksionojë në përbërje të plotë me gjithsej nëntë gjykatës.

“Përveç takimit me kryetaren e Gjykatës, Dobrilla Kacarska, gjykatësja Pavllovska-Daneva u njoh me gjykatësit dhe të punësuarit e shërbimit, pas së cilës ajo mori pjesë aktive në angazhimet dhe aktivitetet aktuale në Gjykatë”, thekson Gjykata Kushtetuese në kumtesë.

Në pajtueshmëri me Kushtetutën, mandati i Pavllovska-Daneva si gjykatëse kushtetuese zgjat nëntë vjet. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR