• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjyqësia duhet t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për Grubin dhe Bexheti, por edhe për të gjithë rastet tjera ku ka korrupsion, vlerëson euroambasadori Rokas

Gjyqësia duhet t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për Grubin dhe Bexheti, por edhe për të gjithë rastet tjera ku ka korrupsion, vlerëson euroambasadori  Rokas

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me listën e zezë amerikane, ku janë vendosur ish zëvendës kryeministri Artan Grubi dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, tha se tani është me rëndësi që gjyqësia në vend t'i ndërmerr të gjitha aktivitetet e mundshme lidhur me këtë rast, por edhe me të gjitha rastet tjera, ku është i pranishëm korrupsioni në shtet.

"SHBA-ja ka ndërmarr hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, me vendosjen e ish zëvendës kryeministrit, Artan Grubi dhe gjyqtarit nga Gjykata e Apelit, Enver Bexheti në listën e zezë amerikane. Megjithatë, ajo që është me rëndësi është se gjyqësia në shtet duhet t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet jo vetëm lidhur me këtë rastin e fundit, por edhe me të gjitha llojet e korrupsionit, të cilat janë të pranishme, me qëllim që të kemi gjyqësi të pavarur", tha Rokas.

Ai shtoi se BE-ja ka ndërmarrë aktivitete të rëndësishme dhe përpjekje për sigurimin e mekanizmave për përforcimin e gjyqësisë.

"Këtu mund ta përmendi misionin vlerësues të BE-së, i cili ka lëshuar 40 rekomandime për gjyqësinë në Maqedoninë e Veriut, ashtu që mendoj se më me rëndësi është që gjyqësia të bëhet trup i pavarur. Gjyqësia profesionale dhe e pavarur mbetet prioriteti për procesin e ardhshëm integrues të Maqedonisë së Veriut në BE. Me ekzistimin e gjyqësisë së pavarur, do të rritet besimi në shoqëri dhe shpresojmë se kjo do të ndodh shumë më shpejtë", shtoi Rokas.

I pyetur për kontrollet, cilat po ndodhin në Këshillin gjyqësor, Rokas tha se Prokurporia publike duhet t'i bëjë të gjitha kërkimet e mundura në raste kur ekzistojnë dyshime për ekzistimin e korrupsionit në ndonjë institucion të caktuar.

"Mendoj se zyra e Prokurorisë publike çdoherë duhet ta ketë mundësinë që t'i bëjë të gjitha kërkesat e mundura në raste kur ekzistojnë dyshime për ekzistimin e korrupsionit në një institucion të caktuar. Pa dallim nëse bëhet fjalë për akte individuale ose të përgjithshme, në një shoqëri demokratike, Prokurorisë publike duhet t'i jepen në dispozicion të gjitha mekanizmat që të mund të bëjë hetim për korrupsion të mundshëm", shtoi Rokas.

Euroambasadori sot gjendet për vizitë në Tetovë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR