• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për më 2 tetor

Gjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për më 2 tetor

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) -Seanca për “Zhan Mitrev”, e caktuar për 4 shtator, revokohet për shkak se i akuzuari Zhan Mitrev nuk mund të marrë pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore, informojnë nga Gjykata Themelore Penale – Shkup.

"Për hir të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancën kryesore për rastin me K. nr. 349/23 lidhur me Spitalin Klinik ISHP “Zhan Mitrev” me datë 04.09.2023, njoftojmë opinionin se seanca është revokuar duke pasur parasysh se në gjykatë është dorëzuar parashtresë me dokumentacion të bashkangjitur mjekësor se i akuzuari Zh.M. është penguar objektivisht të marrë pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore", qëndron në kumtesën e Gjykatës Penale.

Siç shtojnë ata, diskutimi do të vazhdojë në terminin e ardhshëm, tashmë të planifikuar, më 2 tetor 2023 në orën 12:00.

Gjykimi duhej të vazhdonte me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me kërkesë të prokurorisë.

Rasti është formuar pas një zëri të bujshëm, pasi vitin e kaluar u publikua një dokumentar në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka ngarkuar pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas së cilës rasti u hap edhe në PTHP Shkup.

Siç informojnë nga PTHP – Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e mjekimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, një metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e tij pozitive dhe negative, të cilat i lanë në rrugë të gabuar, me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. ls/

Foto/ MIA

QËNDRONI TË LIDHUR