• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Gjykimi për lëndën "Titanik" vazhdon më 20 shtator

Gjykimi për lëndën

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Seanca e radhës gjyqësore për rastin "Titanik" është parashikuar të vazhdojë më 20 shtator.

Në seancën e sotme, shumica e dëshmitarëve theksuan se qëndrojnë në deklaratat e dhëna në seancat e kaluara, ndërsa vetëm dy dëshmitarë thanë se nuk i mbajnë mend disa nga deklaratat e tyre të mëparshme.

Në lëndën "Titanik" janë akuzuar Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR