• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Gjykimi kundër ish sekretari të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqirit, i cili akuzohet për "keqëpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar" shtyhet për më 24 tetor, pasi në Gjykatën Themelore Penale sot nuk erdhi dëshmitari i paraparë i propozuar nga mbrojtja, për të cilin është bashkangjitur dëshmia për arsyen e mungesës.

Prokuroria e akuzon Zeqirin se gjatë periudhës nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë totale prej një milionë euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se marrëveshja paraprake prej 795.000 euro.

Procesin e udhëheqë gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Katerina Kolareviq. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR