• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykimi kundër ministrit Osmani për fyerje dhe shpifje shtyhet për 26 dhjetor

Gjykimi kundër ministrit Osmani për fyerje dhe shpifje shtyhet për 26 dhjetor

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Në Gjykatën themelore civile Shkup, sot është shtyrë seanca gjyqësore pas padive për fyerje dhe shpifje të parashtruara kundër ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga kryetari i Lëvizjes ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut (LNMDNJ), Bill Nikolov dhe LNMDNJ si organizatë.

Seanca është shtyrë për shkak se ministri Osmani ishte në një udhëtim pune, për të cilin avokati i tij pak para fillimit të seancës i dorëzoi gjykatës informacione.

Sipas paditësit, ndaj kërkesës së sotme të mbrojtjes nuk është dorëzuar asnjë provë për mungesës të justifikuar.

"Ndaj kërkesës nuk janë dorëzuar prova për mungesë të justifikuar. Megjithatë, me të vërtetë ka gjithmonë arsye, takime të ndryshime. Megjithatë, në një moment ministri duhet të zgjedhë edhe atje ty shtyjë dhe të vijë në këtë gjykim. Nëse nuk dëshiron, mbrojtja ka mundësi të insistojë që gjykimi të zhvillohet pa praninë e tij dhe të vlerësojë faktin që po e zvarrit gjykimin dhe nuk pranon të vijë në gjykatë dhe ta lërë gjykatën të peshojë faktet", deklaroi avokati Trajçe Torov, i cili theksoi se në ndërkohë nuk ka ardhur falje nga ministri.

Më 27 janar të këtij viti, kryetari i LNMDNJ-së, Bill Nikolov, ka paraqitur padi për fyerje dhe shpifje në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit, Maqedoni, kundër Bujar Osmanit, ministër i Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kundër redaktsisë së portalit 360 gradë.

Sipas LNMDNJ-së, më 27 tetor 2022, 360 gradë publikoi një artikull haptazi të rremë, ofendues dhe shpifës për ta dhe Nikolovin. Nga atje thonë se në një intervistë për BTV-në më 27 tetor 2022, e cila është publikuar në 360 Gradë më 28 tetor 2022, Osmani “ka bërë pretendime krejtësisht të rreme, fyese dhe shpifëse”. Ata shtojnë se këto deklarata ministri i ka bërë kundër  LNMDNJ-së dhe Bill Nikolovit në konferencën e tij për shtyp më 11 nëntor 2022.

Procesin e udhëheq gjyqtarja Jehona Sadiku. Gjykimi vazhdon me 26 dhjetor. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR