• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata themelore penale Shkup: Është parashtruar njoftim zyrtar për ekstradimin e L.P. dhe kërkesa për angazhim të avokatit

Gjykata themelore penale Shkup: Është parashtruar njoftim zyrtar për ekstradimin e L.P. dhe kërkesa për angazhim të avokatit

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Nga Burgu hetues Shkup në Gjykatën themelore penale Shkup është parashtruar njoftim zyrtar për ekstradim të të dyshuarit L.P., për të cilin tashmë është caktuar masa e paraburgimit që nga gjetja e tij, përkatësisht privimi nga liria, si dhe kërkesa për angazhim të avokatit i cili do ta përfaqësojë gjatë procedurës.

Siç informon sot Gjykata themelore penale Shkup, Gjykata, në kuadër të dispozitave ligjore i jep të gjitha lejet lidhur me procedurën hetimore, e cila është në kompetenca të Prokurorisë themelore publike - Shkup dhe kërkesat e marra ua parashtron avokatëve të propozuar për veprimin e tyre të mëtutjeshëm.

"Plotësisht, gjykatësi i procedurës paraprake në koordinim me Prokurorin kompetent publik, do të japë urdhër për marrje të personit të dyshuar për deklarimin e tij lidhur me rrethanat në propozimin e Prokurorit publik për caktim të masës së paraburgimit, ndërsa për vendimin e sjellur opinioni do të njoftohet", thueht në kumtesën e Gjykatës themelore penale Shkup.

Pas më shumë se pesë muajve të kaluar në burgun ekstradues në Turqi, më 15 maj 2024 në vend u ekstradua Ljupço Palevski Pallço, i dyshuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska më 27 nëntor 2023 dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski.

Palevski me karvan prej pesë automjeteve të Interpolit ishte sjellë në Burgun hetues Shutkë, pasi që paraprakisht ateroi në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup me linjën e rregullt Stamboll - Shkup. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR