• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Supreme vendosi qëndrim parimor për akreditimet e mediave, lejet janë të vlefshme deri në përfundimin e seancës për këtë lëndë

Gjykata Supreme vendosi qëndrim parimor për akreditimet e mediave, lejet janë të vlefshme deri në përfundimin e seancës për këtë lëndë

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të përgjithshme vendosi qëndrim parimor për akreditimin e mediave në lidhje me lejet për incizim dhe fotografim, me të cilin zgjidhet çështja për praktikë të ndryshme gjyqësore për lejet e dhëna për incizim ose fotografim për një lëndë të caktuar, ndërsa lidhur me zbatimin e nenit 360 të Ligjit për Procedurën Penale dhe nenit 105 të Rregullores së Gjykatës.

"Leja e dhënë nga ana e kryetarit  të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për incizimin ose fotografimin e një rasti të caktuar vlen nga dita e dhënies së lejes  deri në përfundimin e debatit për lëndën!, thuhet në qëndrimin parimor.

 Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila përgatiti dhe propozoi qëndrimin parimor, theksoi se qëndrimi parimor do të inkorporojë parimin e sigurisë juridike dhe parimin e transparencës, me qëllim të sigurimit të zbatimit konsekuent të dispozitave ligjore, por edhe lehtësimin e punës së medias.

Përcaktimi i qëndrimit parimor ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit dhe komunikimit intensiv të Gjykatës Supreme me Këshillin Gjyqësor Mediatik në kuadër të të cilit janë problemet e zbulura të cilat dalin  nga ekzistimi i praktikave të ndryshme gjyqësore dhe që vështirësojnë punën e mediave. 

 Në të njëjtën kohë, qëndrimi parimor bazohet edhe në përpjekjet  e Këshillit për Gjyqësor të Hapur qëllimi i të cilit është përparimi i transparencës së gjykatave dhe zbatimi konsekuent i parimit të opinionit si një nga faktorët kyç për sundimin e të drejtës. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR