• e premte, 27 dhjetor 2024

Gjykata Supreme: Shumica e gjykatave me azhurnim e kanë përfunduar vitin 2022

Gjykata Supreme: Shumica e gjykatave me azhurnim e kanë përfunduar vitin 2022

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Shumica e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kushtet ekzistuese personale, materiale dhe financiare për punë, kanë arritur t'i mbizotërojnë të hyrat e lëndëve të reja, ndërsa kanë zgjidhur edhe lëndë ql kishin mbetur të pazghdhura prej më parë, me çka me azhurnim e kanë përfunduar vitin 2022, është konstatuar në Mbledhjen e zgjeruar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën ishin shqyrtuar raportet për punën e gjykatave në shtet. 

Mbledhja e përgjithshme e zgjeruar u mbajt me praninë e gjykatësve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative dhe kryetarëve të katër gjykatave të apelit në shtet.

Në seancë, siç bëri të ditur Gjykata Supreme, morën pjesë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Gerasimovski. 

"Në mbledhje ishte theksuar se gjykatat vitin 2022 e kanë filluar me 96.204  lëndë të pazgjidhura nga viti i kaluar. Gjatë vitit 2022 janë pranuar 571.115 lëndë të cilat bashkë me lëndët përsëri në punë 5.736 dhe 232 lëndë të regjistruara gabimisht, gjithsej kanë pasur 672.823 lëndë. Janë zgjidhur 564.850 lëndë, kanë mbetur të pazgjidhura 107.974 lëndë, që si konstatim përfundimtar është se numri i lëndëve të pazgjidhura është 6.265 lëndë", bëhet e ditur në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Gjendja alarmante me numrin e ulur të gjykatësve duke u nisur nga Gjykata Supreme por edhe në të githa gjykatat, siç është theksuar në kumtesë, len përshtypjen se me zgjedhjen e gjykatësve të rinj, plotësimi i gjykatave me kuadër adekuat pas zbrazjes së vendeve të punës, me edukim të vazhdueshëm, si dhe me përmirësimin e gjendjes materiale dhe financiare, do të mund të tejkalohet gjendja e rritjes së lëndëve të pazgjidhura. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR