• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata supreme: Raportet e Departamentit amerikan të Shtetit kanë rëndësi thelbësore juridike dhe është e domosdoshme të veprohet me prioritet

Gjykata supreme: Raportet e Departamentit amerikan të Shtetit kanë rëndësi thelbësore juridike dhe është e domosdoshme të veprohet me prioritet

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata supreme përmes kumtesës, sot pasdite informoi se i mbështetë plotësisht dhe i përshëndetë angazhimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe shtetin juridik.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin mbështetje të vazhdueshme dhe kontribut të jashtëzakonshëm për sistemin gjyqësor, i cili është i bazuar në parimet juridike dhe vlerat demorkatike. Informatat e notuara dhe thëniet në Raportet e DASH-it kanë rëndësi thelbësore juridike për mbrojtjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Nëa të drejtim, ndërkaq lidhur me korrupsionin e notuar, është e domosdoshme që të veprohet me priorititet, në pajtim me ligjet dhe kompetencat institucionale, që është kyçe për integritetin e sistemit gjyqësor, rrealizimin e qëllimeve të drejtësisë dhe përforcimin e besimit publik. Është e palejueshme të minohen themelet e pushtetit gjyqësor përmes ndikimeve politike, presioneve dhe veprimeve korruptuese", ceket në kumtesën e Gjykatës supreme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR