• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Supreme pranoi kërkesën e Gruevskit për rishqyrtim të aktgjykimit për “Parcelat në Vodno”

Gjykata Supreme pranoi kërkesën e Gruevskit për rishqyrtim të aktgjykimit për “Parcelat në Vodno”

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Gjykata Supreme ka bërë të ditur se është formuar lëndë dhe do të veprohet sipas kërkesës së parashtruar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për lëndën "Parcelat në Vodno" nga ish-kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski.

 "Më 10. 07. 2023 në  Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes mbrojtësit të tij Dimitar Dangovi, avokat nga Shkupi, rreth lëndës së njohur në opinion si 'Parcelat në Vodno'. Pas kërkesës së parashtruar është formuar lëndë dhe i është caktuar gjykatësit-raportues për veprim të mëtutjeshëm", theksohet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

 Gruevski për "Parcelat në Vodno" në shkallë të parë u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit këtë vit e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg.

Nikolla Gruevski në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut pas tij kanë shpallur fletarrest ndërkombëtar.  ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR