• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata Supreme mbajti seancë të gjykatësve, Ademi i informoi për procedurën penale kundër Nake Georgievit

Gjykata Supreme mbajti seancë të gjykatësve, Ademi i informoi për procedurën penale kundër Nake Georgievit

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti seancë të gjykatësve në të cilën kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, i njoftoi gjykatësit suprem në lidhje me procedurën e nisur penale kundër gjykatësit të Gjykatës Supreme, veprimet e ndërmarra dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në lidhje me rastin dhe zgjidhjen për largimin e përkohshëm nga funksioni gjyqësor.

Në seancën e sotme të gjykatësve, sipas një kumtese të Gjykatës Supreme, u theksua se një nga angazhimet themelore të Gjykatës Supreme si gjykata më e lartë në vend është sundimit i së drejtës, gjyqësori i pavarur dhe efikas, i lirë nga çdo ndikim dhe lufta efektive kundër korrupsionit në përputhje me parimet e procedurës penale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR