• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e refuzoi ankesën kundër masës "paraburgim" për babain e Vanja Gjorçevska

Gjykata Supreme e refuzoi ankesën kundër masës

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Ankesa kundër masës "paraburgim" të të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska është refuzuar si e pabazë, njoftoi sot Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mbajtjes të seancës publike më 13.03.2024, ka marrë Vendim VKZH1 -11/24, me të cilin ankesa e të akuzuarit A.Gj., e deklaruar përmes avokatit Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, e hodhi poshtë si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin në Gjykatën e Apelit Shkup KSZH -223/24 од 01.03.2024", qëndron në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Vendimi i Supremes vijon pas seancës së sotme publike në të cilën mbrojtja në deklaratën e saj theksoi se paraburgimi është parandalim, që, sipas tyre, është e palejueshme,m përderisa Prokuroria theksoi se nga dëshmitë nxiret konkluzion i pakontestuar se në këtë fazë ekziston dyshimi se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. 

Ankesa në Gjykatën Supreme vazhdon pas vendimit të Gjykatës së Apelit me të cilën ishte refuzuar ankesa e Gjorçevskit dhe i ishte përcaktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer "rrëmbim" deri më 3 prill 2024.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

Për dy vrasjet, për dy vepra penale "rrëmbim" dhe "vrasje në mënyrë brutale", i akuzuari i parë është Lubomir Palevski Palço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia dhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë në paraburgim në Shkup, akuzohen për bashkëpunim. Në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij, siç thanë autoritetet në atë kohë.

Me propozim të prokurorit kompetent i ishte hequr paraburgimi Stefan Dimovskit, shoferit të Lupço Palevski - Pallço, i cili dyshohet për ndihmë gjatë arratisjes. Dimovskit i janë përcaktuar masa të kujdesit - ndalesë për tu larguar nga venbanimi, marrja e pasaportës dhe detyrim që të paraqitet në gjykatë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR