• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e ka publikuar aktvendimin për lëndën e njohur në opinion si "Transporter"

Gjykata Supreme e ka publikuar aktvendimin për lëndën e njohur në opinion si

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka publikuar aktvendimin për lëndën KVP-KOK-6/23 të njohur në opinion si "Transporter", me të cilën refuzohen kërkesat e të dënuarve në rastin "Transporter" për rihetim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga viti 2022 dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit Shkup nga viti 2022. 

"Me aktvendimin kërkesat e të dënuarve V.T. dhe S.B. për rihetim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr, 30/17 nga 31.03.2020 dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit KOKZH nr. 70/20 nga 08.04.2022, refuzohen si të pabaza, ndërsa kërkesa e të dënuarit Gj.T. për riheti  të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotëfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr. 30/17 nga 31.03.2020 dhe akvendimin e Gjykatës së Apelit KOKZH nr. 70/20 nga 08.04.2022, hidhet poshtë si i palejuar, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Lidhur me konstatimet për faljet e dhëna, Gjykata Supreme konstaton se aministia e dhënë nuk ka prodhuar veprim jurudik sepse është lëshuar në bazë të nenit 11 nga Ligji për amnisti, e cila dispozitë nuk ka qenë pjesë e progresit juridik, që do të thotë se i dënuari nuk ka marrë asnjëherë të drejtë të fitojë lirinë nga ndjekja penale.

Gjithastu, Gjykata Supreme konstaton se procedura para gjykatave më të ulëta është zbatuar si tërësi në pajtueshmëri me parimet dhe garancitë të përmbajtura në nenin 6 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut. Aktvendimi në tërësi mund të shkarkohet në këtë link. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR