• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykata penale për “TNT”: Vendimmarrje meritore e gjykatës së shkallës së dytë gjatë procedurave të ankimimit është e vetmja mënyrë për të gjykuar brenda një afati të arsyeshëm dhe ekonomizim dhe efikasitet të procedurave

Gjykata penale për “TNT”: Vendimmarrje meritore e gjykatës së shkallës së dytë gjatë procedurave të ankimimit është e vetmja mënyrë për të gjykuar brenda një afati të arsyeshëm dhe ekonomizim dhe efikasitet të procedurave

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Njoftojmë opinionin se fillimisht me datë 30.11.2022 lënda për rastin “TNT” është dorëzuar për vendimmarrje të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit Shkup. Për periudhën prej 8 muajsh para se të kthehet administrativisht me kërkesë për korrigjim, si dhe për periudhën pas dorëzimit të vendimit për korrigjim së bashku me shkresat nga lënda janë dorëzuar në Gjykatën e Apelit Shkup, si gjykatë nuk mund ta dimë çfarë ndodhi dhe pse nuk u vendos, kumtojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Nga atje thonë se është i padiskutueshëm fakti se Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesave kundër aktgjykimit për rastin, në mënyrë administrative e ka kthyer lëndën në Gjykatën penale Shkup me kërkesë për korigjim të mospërputhjeve teknike në pjesën me shkrim.

"Duke qenë se bëhet fjalë për një periudhë pushimi gjyqësor, ndërsa duke pasur parasysh se gjyqtari gjykues i cili e ka trajtuar çështjen ndërkohë ka ndërruar jetë, kështu që lëndët e tij iu kaluan një gjyqtari tjetër, duke vepruar sipas kërkesës, Gjykata Penale përgatiti një vendim për korrigjim dhe të njëjtin me datën 12.09.2023, së bashku me të gjitha shkresat e lëndës ia ka kthyer Gjykatës së Apelit për rivendim, thonë nga atje.

Nga Gjykata Penale u kujtojnë ankesat e tyre për nevojën e vendimmarrjes meritore nga ana e Gjykatës së Shkallës së Dytë gjatë procesit të ankimimit, veçanërisht për çështjet me interes publik, sepse sipas tyre, është e vetmja mënyrë për të arritur parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, por edhe ekonomizim dhe efikasitet të procedurave.

Njoftimi vjen pas seancës së sotme për rastin “TNT” në Gjykatën e Apelit në Shkup, në të cilën mbrojtja kërkoi aktgjykim refuzues për shkak të vjetërimit absolut të veprës në pajtim me ndryshimet në Kodin Penal.

Në aktgjykimin e shkallës së parë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me nëntë vjet burg, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski me tre vjet dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, me katër vjet për prishjen e objektit "Kosmos" të Fijat Canoski në vitin 2012.

Në këtë rast dënim me burg prej katër vjetë mori edhe inspektorja e atëhershme e ndërtimtarisë Elizabeta Najdovska, ndërsa tre zyrtarë të Komunës u liruan nga akuzat. Të gjithë u akuzuan për “keqpërdorimt të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Pronari i kompanisë "FINE" Fiat Canovski dje në konferencë për shtyp akuzoi për precedent gjyqësor në Gjykatën e apelit dhe pohoi se po përgatitet vjetërimi i lëndës "TNT me çka kompania nuk do ta marrë dëmshpërblimin prej 11 milionë eurove.

"Gjykatësi njoftues dhe kryetar i këshillit, GJoko Ristov në vend se të veprojë në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë penale (LPP) për lëndën dhe të caktojë termin intern për këshillim dhe votim rreth lëndës, ai caktoi seancë publike për 06.11.2023, vetëm me një qëllim, duke ditur se ajo do të mbahet, atëherë Këshilli do të duhet të sjellë vetëm një vendim të vetëm - të konstatojë vjetërim për ndjekje penale ndaj të akuzuarit dhe 'FINE' përgjithmonë të mbetet pa dëmshpërblimin e vet prej 11 milionë eurove", tha Canoski.

Sipas aktvendimit të shkallës së parë të Gjykatës penale, Canoski duhet të marrë dëmshpërblim prej pothuajse 11 milionë eurove për shkak të rrënimit të kompleksit.

Ndaj kësaj dje reagoi Gjykata e apelit prej ku theksuan se veprimi i këshillit gjyqësor është në pajtim me Ligjin për procedurë penale.

"Pas seancës së mbajtur publike më 08.05.2023, gjatë procesit të sjelljes së vendimit, anëtarët e këshillit, duke i shqyrtuar ankesat nga disa mbledhje, u lëshuan në vlerësim të bazës së supozimeve ankuese, ndërkaq duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë voluminoze dhe komplekse, me numër të madh të dëshmive, edhe para vendim-marrjes meritore, për shkak të mospajtimeve të konstatuara mes procesverbalit për këshillim dhe votim në gjykatën e shkallës së parë dhe burimit të aktvendimit të shkallës së parë me dërgesë me shkrim të aktvendimit të përgatitur në pjesën e dënimit të shqiptuar të njërit prej të akuzuarve, si dhe në pjesën e lloogaritjes së paraburgimit në dënimet e shqiptuara, në mbledhjen e mbajtur më 11.07.2023, anëtarët e këshillit gjyqësor vendosën që lënda me të gjitha shkresat në mënyrë administrative të kthehet në gjykatë të shkallës së parë për shkak të heqjes së mospajtimeve të lartëcekura të cilat paraqesin pengesë në procesin e sjelljes së vendimit të shkallës së dytë", kumtuan nga Gjykata e Apelit.

Shtuan se gjykata e shkallës së parë, duke vepruar sipas kthimit administrativ të shkresave të kësaj gjykate, më 01.09.2023 solli Vendim për përmirësim i cili është i është përshpejtuar palëve më 11.09.2023.

"Pas kompletimit të shkresave të lëndës më 05.10.2023, i njejti sërish i është dërguar Gjykatës së apelit Shkup, pas çka më 06.10.2023 është dërguar për mendim pas ankesave të dekalruara të aktvendimit drejt Prokurorisë së lartë publike Shkup, propozimi i të cilit është pranuar në Gjykatë më 12.10.2023, pas çka menjëherë është caktuar seancë publike për më 06.11.2023, me kërkes të palëve", theksojnë nga Gjykata e apelit, duke theksuar se veprimi i deritanishëm i këshillit gjyqësor është në përputhje me dispozitat e LPP-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR