• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Penale njoftoi për paraburgimin e miratuar për të dyshuarit e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Gjykata Penale njoftoi për paraburgimin e miratuar për të dyshuarit  e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup sot publikoi se është pranuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për S.D. për të cilin dje Prokuroria Publike kumtoi se dyshohet që i ka ndihmuar të dyshuarit të parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit të arratiset në Turqi.

Disa media raportuan se bëhet fjalë për personin Stefan Dimkovski, bashkëpartiak i Panços nga partia e tij e Djathta.

"Gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për përcaktimin e masave të paraburgimit ndaj 4 personave të cilët gjatë ditës së djeshme u dërguan në gjykatë lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e të miturës V.GJ. nga Shkupi dhe vrasjen e P.ZH. nga Velesi, duke i vlerësuar faktet e bashkangjitura dhe deklaratat e të pandehurve në lidhje me propozimin për paraburgim, ka marrë vendime me të cilat ka pranuar propozimin e prokurorit publik.

Во Основниот кривичен суд во Скопје вечерва беа спроведени четворицата осомничени за убиството на Вања Ѓорчевска, каде судија на претходна постапка ќе треба да одлучи по предлогот на обвините

Në të njëjtën kohë, Gjykata Penale njoftoi sot edhe për paraburgimin e Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e pranuan fajin, si dhe babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit, i cili mohon veprimet.

"Pra ndaj V.M., V.K., B.V., dhe A.Gj. caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe për shkak të ekzistimit të bazave nga neni. 165. paragrafi 1, pikat 1, 2 dhe 3 të Kodit Penal pra rrezik arratisjeje, përcjellje e hetimeve duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe duke përsëritur apo kryer një krim të ri", thuhet në deklaratën e Gjykatës Penale.

Lupço Palevski-Palço, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dje u arrestua në Turqi, ndërsa Prokuroria Publike ka hapur procedurë hetimore për dy vrasje në mënyrë brutale pas kallëzimit penal të pranuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Скопскиот Кривичен суд му определи мерка 30-дневен притвор на првоосомничениот за убиството на 14-годишната Вања Ѓорчевска, и 74-годишниот велешанец Панче Жежовски, Љупчо Палевски со прекар П

Procedura hetimore udhëhiqet  kundër pesë personave, nga të cilët katër si bashkëkryerës të dy veprave penale "grabitje" dhe dy vrasje në mënyrë brutale, ndërsa i dyshuari i pestë u ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale rrëmbim të vajzës së mitur.

Gjatë ditës nga Ministria e Drejtësisë pritet kërkesë për ekstradimin e të dyshuarit të parë i cili gjendet në Turqi. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR