• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata Penale nga nesër do të vendosë për ankesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve lidhur me ndërhyrjen në M-NAV

Gjykata Penale nga nesër do të vendosë për ankesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve lidhur me ndërhyrjen në M-NAV

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Penale e Shkupit nga nesër do të vendos për ankesën e prokurorisë publike lidhur me vendimin për mospranimin e kërkesës për paraburgim për katër të dyshuarit në lidhje me ndërhyrjen në M-NAV.

Siç informojnë nga aty, ankesa u janë dorëzuar palëve, afati për përgjigjen është deri nesër dhe pas skadimit të tij do të mblidhet Këshilli.

Ankesa vjen pasi gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka marrë vendim me të cilin katër persona të dyshuar për “rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror” në lidhje me sulmin në M-NAV, në vend të masës së paraburgimit të kërkuar nga Prokuroria u caktoi masë kujdesi.

Për incidentin më 4 janar,  Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëpjesëmarrës kanë kryer vepër penale - Rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal.

Sulmi ndodhi pas konferencës për shtyp të kryetarit të Sindikatës profesionale të kontrollorëve të trafikut ajror, Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se njëzet deri në tridhjetë kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në Navigacionin e Maqedonisë  (M-NAV) pritet të fillojnë të parashtrojnë dorëheqje nga pozitat drejtuese në M-NAV, si mbështetje e aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për shpalljen e fundit të punës në këtë institucion dhe sjelljen e menaxhmentit.

Në lidhje me reagimet e fundit në opinion për situatën në M-NAV dhe moscaktim të masës së paraburgimit për katër të dyshuarit, Këshilli gjyqësor sot ka dalë me qëndrim se gjykatat janë të pavarura në veprimin dhe vendimin e tyre, ndërsa Këshilli gjyqësor në kuadër të kompetencave të tij ligjore e ndjek punën e gjykatave.

Ndërkohë, Drejtoria e Policisë financiare sot është duke inspektuar M-NAV-in, ku siç kanë konfirmuar për MIA-n janë duke kryer  kontroll dhe inspektim të punës së M-NAV-it. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR